Prishtinë, 17 tetor 2026 07:50
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk do të lejohet që individë të caktuar ta njollosin Policinë e Kosovës, pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të kundërligjshëm.
Sveçla ka mirëpritur angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin e rastit, duke theksuar se çdo keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar do të dënohet pa kompromis.
“Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, që me profesionalizëm shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë. Misioni i Policisë së Kosovës është shërbimi ndaj qytetarëve dhe pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka theksuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës ndërtohet mbi profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë e saj.
Sipas ministrit, Inspektorati mbetet mekanizëm thelbësor i llogaridhënies, duke siguruar që çdo shkelje e mundshme të trajtohet me seriozitet dhe pa kompromis.
Gjatë ditës së premte, Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi suspendimin e tre policëve pasi dyshohet se në mesnatën e 15 tetorit, në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen “Lakërishte” kanë ngacmuar seksualisht një shofere. Sipas pretendimeve të ankueses, ajo ishte duke drejtuar veturën kur ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë, të cilët më pas i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual

156 të lënduar në katër ditë protestash në Tiranë, situata qetësohet në mbrëmje
Pas 27 vjetësh pritjeje, Idriz Rrecaj rivarroset në tokën e Kosovës së lirë
Gati një miliard euro të hyra tatimore deri në shtator
Kosova digjitalizon shërbimet, por a është e gatshme për sulme kibernetike?
Kurti: Në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së
Lufta kundër krimit të organizuar, shtatë persona përballen me aktakuzë
Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
BE-ja mirëpret miratimin e ligjit për pastrimin e parave: Hap drejt anëtarësimit të Kosovës në SEPA