Prishtinë, 16 tetor 2026 08:20
Kosova përballet me sfida në mbrojtjen dhe rikuperimin e të dhënave shtetërore në rast të një sulmi kibernetik apo dëmtimi të infrastrukturës digjitale.
Gjetjet e auditimit të vitit 2025 kanë evidentuar mangësi në planet për rikthimin e shërbimeve elektronike, mungesë të një qendre rezervë funksionale dhe dobësi në sistemin e kopjeve rezervë.
Sipas raportimit të Radio Evropa e Lirë, të publikuar nga mediat në Kosovë, këto mangësi ngrenë shqetësime për vazhdimësinë e shërbimeve digjitale, përfshirë platformën e-Kosova, në rast të një incidenti serioz.
Shumica e të dhënave institucionale ruhen në Qendrën e të Dhënave Shtetërore, ndërsa disa institucione mbajnë të dhëna edhe në serverët e tyre.
Këto sisteme përmbajnë informacione të qytetarëve dhe mundësojnë ofrimin e shërbimeve të ndryshme elektronike.
Në Kosovë, shumica e të dhënave institucionale ruhen në Qendrën e të Dhënave Shtetërore, ndërsa disa edhe në serverët e institucioneve të veçanta, thotë ish-drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI), Kujtim Gashi. Sipas një rregulloreje të vitit 2016, kopjet rezervë të regjistrave elektronikë shtetërorë duhet të ruhen në qendrën shtetërore.
Gashi thotë se projekti për ndërtimin e një qendre DRC, së bashku me lokacionin dhe fondet, ishte finalizuar gjatë mandatit të tij, më 2020, por më pas ishte pezulluar.
“Pa një DRC të standardizuar, rikthimi i shërbimeve pas një incidenti serioz mbetet i pasigurt”, thotë ai. Sipas tij, ekzistojnë disa kapacitete të kufizuara për kopje rezervë në lokacione të ndara, por ato janë zgjidhje të improvizuara, që nuk përmbushin standardet e kërkuara.

Gati një miliard euro të hyra tatimore deri në shtator
Kurti: Në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së
Lufta kundër krimit të organizuar, shtatë persona përballen me aktakuzë
Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve të rrymës
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, nga godina del tym i zi
Mbi 15 miliardë euro projekte, Prishtina pret Balkan Summit 2026
Hap i ri drejt forcimit të aleancës me SHBA-në, priten bisedimet për Bondsteelin
Trump ndalon transmetimin e ekzekutimit të ish-ushtarakut të dënuar për sulmin në Fort Hood