Skenderaj, 13 tetor 2026 19:04
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se të premten, më 16 tetor 2026, do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj.
Sipas njoftimit, aktivitetet zhvillohen nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të Rrecajt për atdheun.
Programi nis në ora 12:00, me Akademinë Përkujtimore që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.
Nga ora 13:00 deri në 15:00 do të organizohen homazhe pranë arkivolit, në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra”.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 16:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se të shtunën dhe të dielën, nga ora 09:00 deri në 17:00, qytetarët do të mund të bëjnë homazhe në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë