CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?
Prishtinë, 12 tetor 2026 13:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vënë në pah rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Kosovës.
Kurti këto deklarata i bëri në hapjen e edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike, program ky i organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe i dedikuar diplomatëve të rinj.
Sipas Kurtit, ky program, i cili organizohet tash e më shumë se një dekadë, ka krijuar mundësi për diplomatët e rinj që të shkëmbejnë përvoja, ide dhe të ndërtojnë bashkëpunime ndërkombëtare.
“Për më shumë se një dekadë, ky program ka ofruar një hapësirë të rëndësishme për diplomatët e rinj nga e gjithë bota, që të mblidhen së bashku, të shkëmbejnë ide dhe të ndërtojnë lidhje drejt një të ardhmeje të përbashkët, me mirëkuptim dhe bashkëpunim më të madh”, tha Kurti.
Ai tha se vazhdimi i programit për 12 vjet me radhë tregon, sipas tij, interesimin e diplomatëve të rinj për t’u përballur me sfidat që paraqiten në nivel global.
Kryeministri e cilësoi Kosovën si një hapësirë të përshtatshme për shkëmbimin e përvojave diplomatike, duke përmendur tema si paqja dhe siguria, sovraniteti, zhvillimi, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe e drejta ndërkombëtare.
“Përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, ne kemi kaluar nga sfidat fillestare të konsolidimit të shtetit në të qenit pjesëmarrës aktivë në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në Serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin
Vuçiq dhe Radoiçiq në të njëjtën skenë politike, fotografia e lidhjeve mes pushtetit dhe krimit
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës