Prishtinë, 1 tetor 2026 18:23
Indeksonline raporton se një paketë e dyshimtë, për të cilën është alarmuar Policia në Prishtinë, dyshohet se është hedhur nga lart.
Sipas të njëjtave burime, brenda paketës është vërejtur një mjet i dyshimtë me telekomandë.
Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”, në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se menjëherë janë ndërmarrë masa sigurie dhe se qytetarët janë evakuuar nga një perimetër i caktuar.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Rrustem Hyseni’, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Pllana.
Njësitet përkatëse policore janë duke e trajtuar rastin, ndërsa zona vazhdon të mbahet nën masa sigurie.

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish