Prishtinë, 30 shtator 2026 11:34
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.D., i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas aktakuzës, ngjarjet për të cilat dyshohet A.D. kanë ndodhur më 9 mars 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth në Komunën e Kaçanikut.
Prokuroria pretendon se A.D., në atë kohë zyrtar policor në Stacionin Policor në Kaçanik, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në veprime kundër popullsisë civile shqiptare.
Sipas aktakuzës, këto veprime përfshinin torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë dhe dëbim të civilëve.
Forcat serbe dyshohet se fillimisht e kishin rrethuar fshatin Ivajë, ndërsa banorët më pas ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Sipas Prokurorisë, shtëpitë e tyre më vonë ishin djegur dhe shkatërruar.
Në mesin e banorëve, burrat ishin ndarë nga gratë dhe ishin dërguar në Stacionin Policor në Kaçanik. Sipas aktakuzës, 78 prej tyre ishin liruar, ndërsa 13 të tjerë ishin ndaluar për t’u marrë në pyetje.
Prokuroria pretendon se këta 13 persona ishin rrahur dhe torturuar nga A.D. dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Lënda është dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. I pandehuri A.D. aktualisht ndodhet në paraburgim.

Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për të zhdukurit
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n