Prishtinë, 29 shtator 2026 15:00
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Boban Toniq, i cili ngarkohet se në cilësinë e gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit ka kryer krime lufte, të martën u dëgjua dëshmitari Rrahman Olluri– ish-i burgosur, i cili deklaroi se atëkohë gardianët i provokonin duke iu thënë së lufta ka përfunduar dhe se Sllobodan Millosheviqi ka fituar.
Po ashtu, dëshmitari Olluri tha se për 33 ditë rresht në burgun e Lipjanit ka përjetuar tmerrin, nuk ka pasur as batanije e asnjë gjë tjetër dhe kanë fjetur në beton, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndër tjerash, ai tha se herë pas here gardianët kanë ardhur në dhoma, kur kanë filluar t’i hapnin dyert dhe kush e ka ngrit kokën e kanë pësuar keq.
Ai deklaroi se kur i akuzuari Toniq ose edhe të tjerët e kanë parë ndonjë të burgosur të njohur, me qëllim nuk kanë hyrë në atë dhomë burgu që të mos identifikohen nga të burgosurit.
Gjithashtu, ai tha se kishte qenë edhe një kordon rreth 20 metra nga policë e gardianë nëpër të cilin kanë kaluar të burgosurit nga Dubrava, e të cilët goditnin me shufra metalike, druri, gome e shqelma.
Këtë, dëshmitari tha se e kishte parë nga dritarja në qelinë e tij të burgut.
Në seancën fillestare më 20 janar 2026, Toniq u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të ngritur më 31 dhjetor 2025, Boban Toniq i njohur me njofkën “Bellko”, akuzohet se në cilësinë e gardianit në burgun e Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgjeve në fjalë Jovan Jovanoviq, Avdia Sutkoviq dhe Zoran Gjokiq- ish-gardianë të burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, duke vepruar me dashje dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë.
Aktakuza thotë se të burgosurit ishin torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte deri në alivanosje.
Viktimat kanë deklaruar se pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha trupore, dhunë psikike, kanë mbetur pa ngrënë me ditë të tëra, duke iu shkaktuar ankth dhe frikë e duke iu cenuar rëndë dinjiteti.
Në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se më 24 maj 1999 e deri më 10 qershor 1999, Toniq akuzohet se në bashkëkryeje me zyrtarë të tjerë të burgut, me dashje dhe duke shkel rregullat e të drejtës ndërkombëtare, në bashkëkryerje me ish-gardianët Jovanoviq, Sutkoviq dhe Gjokiq, pasi i kanë transferuar të burgosurit nga burgu Dubravës në të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, kishin formuar fillimisht kordon dhe më pas kishin filluar t’i godisnin të burgosurit me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte, e pas kësaj në mënyrë sistematike i kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore, duke iu shkaktuar lëndime trupore, duke i lënë pa ngrënë me ditë të tëra, duke i ofenduar e sharë, dhe i kanë kanosur se do t’i vrasin të gjithë, duke ua cenuar rëndë dinjitetin njerëzor dhe se pasojat i bartin ende viktimat.
Për këto veprime, Toniq ngarkohet me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Kërcënohet publikisht nga një profil rus Ramush Haradinaj
Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Pashë një sasi të madhe uji që po vinte në drejtim të shtëpisë sime
Vazhdon gjykimi për sulmin në kanalin “Ibër-Lepenc”
Për të 13-n ditë protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Identifikohen mbetjet mortore të dy personave në veri të Kosovës
Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 21 të akuzuarve për krime lufte
Kusari-Lila: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi të reja për bizneset kosovare