Prishtinë, 29 shtator 2026 10:58
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore lidhur me sulmin ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”.
Gjatë seancës po jep dëshmi edhe dëshmitarja Milena Bashvareviq, e cila ka folur për natën kur kishte ndodhur ngjarja. Ajo tha se detonimi kishte qenë i madh dhe se kishte parë një sasi të madhe uji që po vinte në drejtim të shtëpisë së saj.
“Ka qenë një detonim i madh, dhe e pashë që një sasi e madhe e ujit po vinte në drejtim të shtëpisë sime. Shtëpia ime është përfundi rrugës magjistrale, ndërsa ngjarja ka ndodhur mbi rrugën magjistrale. Veturat ishin ndalur për shkak të sasisë së ujit që po dilte në rrugë, e po vinte në drejtim të shtëpisë sime. Detonimi ka qenë i madh, themeli i shtëpisë ka lëvizur, shtëpia është shkundë nga vendi, edhe çynga e shportetit ka rënë. Fillimisht mendova mos është tërmet. Kur dola jashtë, pashë sasi shumë të madhe të ujit, e kam thirrë nënën në telefon dhe i kam kërkuar ndihmë që të shohin së çfarë po ndodhë, pasi ata jetojnë afër në fshat”, u shpreh ajo gjatë dëshmisë në gjykatë.
Bashvareviq tha se pas ngjarjes kishte qenë e shqetësuar dhe e frikësuar, pasi në momentin e shpërthimit ishte vetëm në shtëpi dhe nuk kishte fqinjë në afërsi.
“Kam qenë shumë e shqetësuar dhe e frikësuar, sepse kam qenë vetëm në shtëpi dhe nuk kam fqinjë afër shtëpisë sime. Kanë dalë në vend shikim, janë edhe fotografitë, nuk mund ta di sa ka qenë saktë dmëtimi, por ne kemi pasë edhe stalla për kafshë, dhe toka bujqësore, të cilat janë dëmtuar. Ne në ato momente kemi kërkuar ndihmë dhe vetëm kryetari Izmir Zeqiri na ka ndihmuar me të holla, në shumën 1300€. Kjo nuk na ka kompensu dëmin, por na ka ndihmu gjatë asaj kohe pak”, tha ajo.

Vazhdon gjykimi për sulmin në kanalin “Ibër-Lepenc”
Për të 13-n ditë protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Identifikohen mbetjet mortore të dy personave në veri të Kosovës
Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 21 të akuzuarve për krime lufte
Dëbimi i qindra mijëra shqiptarëve, nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve
Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso, Melburn dhe në disa qytete të Gjermanisë kundër aktgjykimit të Speciales
Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Pashë një sasi të madhe uji që po vinte në drejtim të shtëpisë sime
Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride