Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, e ka cilësuar dënimin e Milorad Dodikut si një hap të rëndësishëm për forcimin e integritetit të gjyqësorit në Bosnje e Hercegovinë. Ajo theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe ndaj vendimit të gjykatës dëshmon pritshmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për zbatim të plotë të vendimeve gjyqësore nga institucionet dhe liderët politikë në këtë shtet.
Sipas Biserkos, refuzimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të njohur vendimin e gjykatës është tregues i qëndrimit të tij kundrejt sovranitetit të Bosnjës. Ajo vlerëson se rënia politike e Dodikut sinjalizon njëherazi edhe fundin e projektit “Bota Serbe”, që, siç tha ajo, ka penguar për vite me radhë funksionimin e Bosnjës dhe ka cenuar stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Biserko thekson gjithashtu se qëndrimi i Vuçiqit lidhet edhe me zhvillimet e brendshme në Serbi dhe mund të shihet si përpjekje për të shmangur një skenar të ngjashëm që do të rrezikonte pozitën e tij politike.
Në këtë drejtim, ajo përmendi edhe vendimin e prokurorit për krimin e organizuar, Mladen Nenadić, i cili urdhëroi arrestimin e disa bashkëpunëtorëve të afërt të Vuçiqit. Sipas saj, megjithëse zhvillimet brenda prokurorisë mbeten të paqarta, ato tregojnë për një ndarje brenda rrethit të ngushtë të pushtetit, mbi të cilin presidenti serb ka ushtruar kontroll pothuajse absolut deri më tani.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj