Prishtinë, 4 Gusht 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është deklaruar lidhur me vizitën zyrtare të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes, David Baker, dhe gjeneralit Chris McKinney.
Në njoftimin e saj, ambasada bëri të ditur se zyrtari amerikan ka zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes, si dhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe komandantin e KFOR-it.
Ambasada nënvizoi se gjatë kësaj vizite, zëvendëssekretari Baker rikonfirmoi dhe përforcoi partneritetin mbrojtës ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, si dhe shqyrtoi mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, zyrtari amerikan vizitoi edhe kampin ushtarak “Bondsteel”, ku u takua me personelin ushtarak amerikan të stacionuar atje.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj