Maqedoni e Veriut, 4 Gusht 2025
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dënuar thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve që u dëgjuan gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë.
Gjatë ndeshjes së fundjavës, në tribunat e palestrës u dëgjuan thirrje fyese si: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.
Në ndeshje ishin të pranishëm përfaqësues të lartë shtetërorë, përfshirë edhe kryeministrin Mickoski. Gjatë një prononcimi për media të hënën, ai deklaroi se edhe pse ndodhej në sallë, nuk i kishte dëgjuar thirrjet, duke shtuar se ato ishin bërë nga “një grup i vogël njerëzish”.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të çdo forme nacionalizmi dhe ksenofobie – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, dhe së dyti për të dërguar një mesazh të qartë për të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, të përkrahin ekipin dhe përfaqësuesen tonë kombëtare”, tha Mickoski.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj