Prishtinë, 27 shtator 2026 09:03
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Vjenë përballet me Austrinë, në sfidën e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Dardanët në duel me austriakët hyn pas fitores ndaj Irlandës (1-0), tri ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’.
Kombëtarja jonë dje ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me austriakët, këta të fundit konsiderohen favorit të grupit.
Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Franco Foda, në konferencën e fundit para duelit me Austrinë, ka thënë se është i vetëdijshëm për sfidën që e pret, por sipas tij, Kosova është përgatitur për një ndeshje të tillë.
“E kemi analizuar lojën e tyre. I njoh disa lojtarë që kanë luajtur kur isha unë. E di çfarë na pret. Austria luan në mënyrë agresive, bën presion të lartë, prandaj duhet të bëjmë kundërpresion. Ne jemi të përgatitur, por në fushë do të vendosin detajet”, ka deklaruar Foda.
Ndërkohë, mbrojtësi Mërgim Vojvoda, është shprehur se skuadra dardane është gati për përballjen me Austrinë.
Ai thekson se synimi i Kosovës është kualifikimi në një turne të madh.
“Ekipa është në gjendje të mirë dhe jemi gati për nesër”, tha ai.
“Synimi gjithmonë ka qenë që të kualifikohemi në një turne të madh. Pak nga pak jemi afruar, por shpresoj që tani me Ligën e Kombeve të kemi një shans më shumë në play-off. Austria ka eksperiencë dhe favorit, por edhe ne i kemi shanset e tona”, ka pohuar Vojvoda.
Kujtojmë së Kosova dhe Austria vijnë në këtë sfidë pas fitoreve në duelet e para të këtij sezoni në këtë garë evropiane. Dardanët mundën Irlandën (1-0), derisa Austria mposhti Izraelin (3-1).
Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës nis në orën 18:00

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur