Prishtinë, 25 shtator 2026 12:20
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen e parë të Legjislaturës së 11-të, pas konstituimit të Kuvendit dhe vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë mbledhje, në rend dite është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i raportit për shpenzimet e Kuvendit për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.
Në mbledhje, PDK-ja po përfaqësohet nga Arian Tahiri, ndërsa nga LDK-ja është e pranishme Jehona Lushaku-Sadriu nga Lëvizja Vetëvendosje Ardian Gola.
Mbledhja po zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas afatit kushtetues.
Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve, ndërsa pozita e nënkryetarit nga radhët e PDK-së kishte mbetur e paplotësuar.
Albulena Haxhiu ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit më 9 shtator, me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen e presidentit skadon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje.

Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona