Prishtinë, 24 shtator 2026 14:42
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është bashkuar me Kosovën në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.
Në një mesazh të publikuar në përvjetorin e sulmit, Ambasada Amerikane ka shprehur respekt për Bunjakun dhe ka përsëritur qëndrimin e saj për zbardhjen e përgjegjësisë për sulmin.
“Bashkohemi me Kosovën në nderim të oficerit të Kosovo Police Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të shtatorit 2023 në Banjskë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Ambasada amerikane ka përsëritur gjithashtu thirrjen që personat përgjegjës për sulmin të përballen me drejtësinë.
“Përsërisim thirrjen tonë që autorët të mbajnë përgjegjësi”, thuhet më tej në deklaratë.
Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë. Sulmi shkaktoi një përshkallëzim të rëndë të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit