Prishtinë, 21 shtator 2026 20:09
Xhamia në fshatin Burojë të Skenderajt po i afrohet përfundimit të punimeve të restaurimit, pas ndërhyrjeve të realizuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka publikuar pamje që tregojnë gjendjen e xhamisë para dhe pas restaurimit, duke theksuar ndryshimin e saj pas punimeve.
Sipas saj, restaurimi është në fazën përfundimtare dhe së shpejti ky aset i trashëgimisë kulturore do t’i rikthehet komunitetit.
“Xhamia në Burojë, para dhe pas restaurimit nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Punimet janë drejt përfundimit dhe së shpejti ky aset do t’i kthehet komunitetit”, ka shkruar Bogujevci, përcjell Veritasinfo.
Restaurimi i objektit synon ruajtjen e vlerave të tij kulturore dhe historike, si dhe krijimin e kushteve që ai të vazhdojë të shërbejë për komunitetin lokal.

Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale