Prishtinë, 22 shtator 2026 07:21
Luftimet në Jemen mes forcave qeveritare, të mbështetura nga aleatët rajonalë, dhe kryengritësve Houthi po përshkallëzohen. Përballë dhunës së shtuar, mijëra civilë po detyrohen t`i braktisin shtëpitë e tyre, duke shtuar shqetësimet për një krizë të re humanitare.
Raportet nga Jemeni thonë se luftimet mes forcave qeveritare, të përkrahura nga aleatët rajonal, dhe kryengritësve të grupit Ansar Allah, të njohur si houthi , janë intensifikuar edhe më tej, posaçërisht përgjatë bregdetit të detit të kuq ku Houthit , javën e kaluar nisen një ofanzivë të befasishme për marrjen e kontrollit të ngushticës Bab el Mandeb.
Sipas raporteve, forcat besnike ndaj qeverisë, të cilat arritën të ndalojnë ofanzivën e houthi-ve, kanë marrë iniciativën në fushëbetejë dhe tani, janë duke rikthyer kontrollin e territorit në disa rajone, posaçërisht në rrethinat e qytetit Taiz ku, sipas forcave qeveritare, kryengritësit po pësojnë humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë.
Megjithatë, Houthi-t ende posedojnë një numër të madh të raketave dhe fluturakeve pa pilot me të cilat po vazhdojnë të sulmojnë vendet e rajonit- së tepërmi infrastrukturën energjetike të Arabisë saudite. Gjithashtu ka njoftime se kryengritësit janë duke i përqendruar njësitet në rajone tjera në dukje, si pregaditje për ofanzivë drejtë pikave strategjike në bjeshkët në afërsi të Taiz-it.
Ndërkohë, OKB dhe organizatat humanitare kanë thënë se situata humanitare është duke u përkeqësuar me mijëra civil të cilët për çdo ditë detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve. Besohet se që nga fillimi i ofanzivës së fundit të houthi-ve, më shumë se 125 000 civil kanë mbetur të pastrehë dhe janë vendosur në kampet të cilat nuk kanë kapacitet të kujdesën për numër aq të madh të njerëzve njëkohësisht.
Organizatat humanitare bënë apel për më shumë ndihma për Jemen ku, vite të luftës civile kanë lënë miliona njerëz të pastrehë dhe pa ushqim të mjaftueshëm. Besohet se më shumë se 4 milion civil janë duke mbijetuar në kushte minimale dhe rritja e mëtejme e numrit të të zhvendosurve mund të nxitë katastrofë masive humanitare.

Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit