Prishtinë, 19 shtator 2026 15:57
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare.
Sipas burimeve të Sinjalit, identiteti i tyre është konfirmuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas përfundimit të procedurave për identifikimin e mbetjeve mortore të nxjerra nga vendi i zhvarrimit.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, veçanërisht për familjet që kanë pritur për vite të tëra për të mësuar fatin e të afërmve të tyre.
Për familjarët e Beqirit dhe Rrrecit, konfirmimi i identitetit sjell një përgjigje pas një periudhe të gjatë pasigurie, ndërsa për Kosovën përbën edhe një tjetër dëshmi që ndihmon në dokumentimin e ngjarjeve dhe fateve të personave të zhdukur gjatë periudhave më të vështira të historisë së vendit.
Zhvarrosja dhe identifikimi i mbetjeve mortore në Mitrovicë është pjesë e përpjekjeve për të zbardhur fatin e personave ende të pagjetur dhe për t’ua kthyer familjeve mbetjet e të dashurve të tyre.

Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
Jashari kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut A5