Prishtinë, 18 shtator 2026 11:19
Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë po mbahet një mbledhje komemorative në nderim të aktivistes Flora Brovina, e cila vdiq më 15 shtator.
Për jetën dhe aktivitetin e saj foli shkrimtari dhe studiuesi Shyqri Galica, i cili e ka njohur nga afër veprimtarinë e tashmë së ndjerës.
Ai tha Brovina nuk e ndali kurrë aktivitetin e saj, madje as kur u burgos nga forcat serbe, gjatë kohës së luftës së Kosovës
Galica: Flora Brovina furnizoi kolegët me armë, uniforma, barna e shërbime
“Ajo ishte një luftëtare e UÇK-së, e cila nga arma në brez deri në kazamatet serbe nuk e ndali veprimtarinë. Me ballë lart nuk u ndal asnjë çast për t’u furnizuar kolegët me armë, me uniforma, me barna e shërbime, me pajisje shëndetësore dhe me kurajën që ishte qendrore në atë kohë. Edhe në liri u dëshmua si veprimtare, humaniste e atdhetare fisnike. Duke qenë shpesh krah të saj me shokë e shoqe të tjera, veprën e Dr. Flora Brovinës e njohim nga afër, ndaj pikëllimi ynë në këto çaste të dhimbjes na bën krenarë që patëm njërën nga nënat e motrat tona, padyshim që kurdoherë u gjend në ballë të refleksioneve dhe situatave, duke mos kursyer asgjë për ditën që gëzojmë sot, për lirinë e atdheut.” U shpreh Galica.
Brovina do të varrohet sot në Arbëri të Prishtinës.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind