Ferizaj, 03 Gusht 2025
Pak më parë janë publikuaro pamje ku shihej një tym i madh duke dalë nga disa objekte në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.
Zjarri ka përfshirë dy lokale dhe një shtëpi.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth.
Sipas tij, vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20,000 mijë euro.
“Ju njoftojmë se më 03.08.2025, rreth orës 18:53, kemi pranuar një informacion për një zjarr në një lokal, përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj,
Lidhur me rastin janë njoftuar menjëherë, Njësia e zjarrfikësve Patrullat dhe Njësia e hetimeve nga SP Kaçanik, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm.
Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth”, ka thënë Veseli.
Ai ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante