Prishtinë, 15 Shtator 2026 07:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se për vitin shkollor 2026/2027 janë shpërndarë 37.429 libra në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja për 3.686 nxënës në 15 shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Për vitin shkollor 2026/2027, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë shpërndarë 37.429 libra në gjuhën shqipe dhe të gjuhëve të huaja për 3.686 nxënës në 15 shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe, nga klasa e parë deri në të tetën.
Pavarësisht se në janar dhe prill të këtij viti Serbia bllokoi dhe refuzoi mjetet e Qeverisë së Kosovës të dedikuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ne do të jemi pranë secilit nxënës e secilës nxënëse në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Që nga viti 2022, mbështesim pajisjen e nxënësve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me libra falas.
Këtë përkushtim po e vazhdojmë edhe këtë vit, sepse fëmijët nuk duhet të paguajnë çmimin e pengesave të pamerituara e diskriminimit nga Beogradi. Mbështetja jonë për arsimin në gjuhën shqipe është e qëndrueshme. Shqiptarët e Luginës nuk janë vetëm”, ka shkruar Kurti në facebook.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000