Prishtinë, 15 shtator 2026 07:52
Mbi 101 milionë euro është vlera e barnave mjekësore të importuara në Kosovë gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të importit nga Dogana e Kosovës për periudhën janar–korrik 2026, të analizuara sipas kodeve tarifore 3003 dhe 3004, Kosova ka importuar barna në vlerë të përgjithshme prej 101,062,415.25 euro.
Në të njëjtën periudhë, pesha neto e këtyre importeve ka arritur në rreth 2.85 milionë kilogramë, ose afërsisht 2,850 tonë.
Importi më i madh i barnave është regjistruar në prill, kur vlera e tyre arriti në 18.41 milionë euro.
Pas prillit, muajt me vlerën më të lartë të importeve ishin shkurti me 16.86 milionë euro, qershori me 14.64 milionë euro, maji me 14.27 milionë euro, korriku me 13.76 milionë euro, marsi me 13.43 milionë euro, ndërsa janari ishte muaji me vlerën më të ulët, me 9.69 milionë euro.
Gjermania dhe Sllovenia janë ndër burimet kryesore të importeve të barnave në këtë periudhë. Sipas të dhënave, nga Gjermania janë importuar barna në vlerë prej rreth 9.93 milionë euro, ndërsa nga Sllovenia rreth 9.84 milionë euro.
Pas tyre renditen Shtetet e Bashkuara me 9.63 milionë euro, Italia me 8.95 milionë euro dhe Turqia me 8.73 milionë euro.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000