Prishtinë, 14 shtator 2026 15:06
Nënkomiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të mbajë të martën, më 15 shtator, një seancë dëgjimore me temë “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.
Në seancë do të dëshmojë Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit.
Sipas organizatës Albanians for America, seanca zhvillohet në një kohë kur Kongresi amerikan po tregon vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë çështjet që prekin Kosovën dhe komunitetet shqiptare në rajon.
“Seanca e nesërme përbën një tjetër mundësi të rëndësishme që zhvillimet që prekin shqiptarët dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të marrin vëmendje në Kongresin amerikan”, thuhet në njoftimin e organizatës.
Albanians for America thekson se gjatë vitit të fundit ka punuar për forcimin e komunikimit me ligjvënësit amerikanë dhe për përfshirjen e çështjeve të Kosovës, të drejtave të shqiptarëve në rajon, sigurisë dhe integrimit euroatlantik në diskutimet e politikës amerikane.
Në maj, kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizituan Kosovën dhe Luginën e Preshevës, ku u takuan me përfaqësues politikë dhe të komuniteteve lokale.
Në këtë kuadër, kongresmeni Self ka prezantuar edhe “Projektligji për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës” nismë që kërkon nga Qeveria amerikane të vlerësojë trajtimin e pakicave etnike në Serbi.
Seanca do të mbahet nesër në orën 10:00 sipas kohës lindore amerikane (16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore).

Kurti emëron 27 zëvendësministra
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re
Lëvizja Vetëvendosje propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim
13 vjet burg për Rexhep Selimin
Specialja dënon Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim