Prishtinë, 15 shtator 2026 07:34
Të dielën është zgjedhur Qeveria e re e Republikës së Kosovës, ndërsa kryeministri Albin Kurti emëroi 27 zëvendësministra, shumica prej të cilëve kanë qenë edhe në Qeverinë Kurti 3.
Sipas njoftimit, Përparim Kryeziu është emëruar sërish zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Ahmeti zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Hysni Mehani zëvendësministër në Ministrinë e Financave, ndërsa Agon Batusha zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Getoar Mjeku është emëruar sërish zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë, Triera Kasumi-Berisha zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ndërsa Jeton Mehmeti zëvendësministër në të njëjtën ministri.
Ali Dula është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, ndërsa Enver Dugolli zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Zef Morina është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Daulina Osmani zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, Avni Zogiani zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Driton Hyseni zëvendësministër në këtë ministri.
Agon Dobruna është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, ndërsa Besart Jashari zëvendësministër në të njëjtën ministri.
Nora Arapi-Krasniqi është emëruar zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Tijana Veljkoviq zëvendësministre në këtë ministri.
Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Genc Nimoni zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë, Gegë Lleshi zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Enis Kervan zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Lulzim Hetemi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ndërsa Ratomir Miniq zëvendësministër i parë në këtë ministri.
Igor Mitiq është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Muhedin Nushi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa Sejnur Veshall zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj