Prishtinë, 9 shtator 2026 15:26
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se 248 kandidatë janë certifikuar pas përfundimit me sukses të Provimit të Jurisprudencës.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook , Gërvalla ka thënë se pas këtij numri fshihen vite të tëra shkollim, muaj e muaj përgatitje, shumë punë, sakrificë, por edhe pritje. Familje që kanë pritur dhe sakrifikuar së bashku me ta.
“Plane për karrierën dhe për të ardhmen. Dhe krahas certifikatës, sot natyrisht që merrni mbi supe një përgjegjësi të re, sepse e dini shumë mirë, që të jesh profesionist ligjor nuk do të thotë vetëm ta njohësh ligjin. Do të thotë ta kesh guximin ta mbrosh ligjin. Të mos bësh kompromis me padrejtësinë. Të mos e përdorësh profesionin për privilegj, por vetëm për drejtësi.
Sot festoni një sukses shumë të merituar. Mbajeni këtë sukses me krenari, por mbani gjithmonë edhe përgjegjësi që vjen me të, sepse drejtësia kërkohet pikërisht me ju. Me njerëzit që kanë guximin dhe vullnetin ta zbatojnë dhe ta mbrojnë ligjin”, ka shkruar Gërvalla.

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit