Prishtinë, 3 shtator 2026 21:18
Retorika e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj Kosovës vijon të karakterizohet nga pretendime territoriale dhe narrativa nacionaliste. Deklarata e tij se “Kosova ka qenë, është dhe do të jetë Serbi” shihet si pjesë e një diskursi të vazhdueshëm politik të Beogradit, i cili synon të sfidojë realitetin e krijuar në Kosovë dhe të mbajë gjallë pretendimet territoriale të Serbisë.
Ekspertët vlerësojnë se këto narrativa nuk mbeten vetëm në nivelin e deklaratave politike, por amplifikohen edhe përmes aktorëve dhe mediave ruse, duke krijuar një diskurs që paraqet komunitetin serb në Kosovë si të kërcënuar.
“Ky debati për urën e Ibrit është përdorur për krijim e narrativave të caktuara, këto janë amplifikuar edhe në mediat dhe zyrtarët rus, p.sh. Zaharova ka bërë deklarata për situatën e fundit në Kosovë, pastaj Medvedev, e të cilat i kanë amplifikuar këto narrativa dhe i kanë rikthyer ato elemente kryesore të këtyre narrativave që janë spastrimi etnik, ideja e katastrofës humanitare, terrori sistematik ndaj komunitetit serbë në Kosovë, të cilat këto përdorën në situata dhe zhvillime të caktuara politike e gjeopolitike”, tha Festim Rizanaj nga Hibrid.info.
Ndërkaq, Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK e lidh retorikën aktuale të presidentit serb me të kaluarën politike të Serbisë, duke argumentuar se ndryshimet në udhëheqje nuk kanë sjellë ndryshim thelbësor në qasjen ndaj Kosovës.
“Duhet ta kuptojmë drejt, Serbia është po e njëjta. Sot presidenti Vuçiq që është tani, ai ka qenë ministër i Millosheviqit në atë kohë. Prandaj është e njëjta Serbi, do të thotë, nuk ka ndryshuar fare nga ajo që ka qenë në vitin ’98-’99”, tha Gazmend Syla.
Sipas ekspertëve, deklaratat e tilla dhe narrativat që i shoqërojnë ato synojnë të ndikojnë në perceptimin e realitetit në terren, të ushqejnë diskursin nacionalist dhe të krijojnë terren për tensione të reja politike e gjeopolitike në rajon.

Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate
Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit