Prishtinë, 3 shtator 2026 07:08
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë këtu edhe çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe.
Për këtë, Kurti, i ftuar në “General Trinquant’s Headquarters” podcast, ka thënë se, Gjykata Kushtetuese të Kosovës, përmes një vendimi, ka konstatuar se, ‘’ karakteri monoetnik i asociacionit të komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës’’.
‘’Pjesë të kësaj marrëveshjeje janë gjithashtu marrëveshje të mëparshme të paraardhësve të mi. Pra, edhe marrëveshja të cilës po i referoheni ju është pjesë e 39 marrëveshjeve që janë bërë nga paraardhësit e mi. Të gjitha këto marrëveshje do të merren parasysh, për aq kohë sa janë të vlefshme dhe ligjërisht detyruese, si nene në marrëveshjet bazë që i referohen përkatësisht. Kosova ka një asociacion të komunave të saj. Të gjitha 38 komunat janë pjesë e tij. Vendimi i Gjykatës sonë Kushtetuese, i marrë më shumë se një dekadë më parë, ka konstatuar se karakteri monoetnik i asociacionit të komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës, arkitekt i së cilës është presidenti finlandez Martti Ahtisaari, i cili gjithashtu fitoi Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në ndërtimin e paqes”, ka thënë ai.
Tutje, Kurti, ka thënë edhe se, problemi me Serbinë është se, Beogradi dëshiron që brenda Kosovës, të krijohet një entitet që do i ngjasonte Republikës Srpska, përmes secilës, do minohej shtetësia, pavarësia dhe funksionaliteti i Kosovës.
“Nga ana tjetër, unë jam në favor të bashkëpunimit ndërmjet komunave. Por kjo duhet të bëhet me qëllim që të ofrohen shërbime më të mira publike, brenda kuadrit të Republikës së Kosovës. Vështirësia që kemi është se Beogradi dëshiron që, brenda Republikës së Kosovës — të cilën ata nuk e njohin — të krijohet një entitet i caktuar, i cili do të ishte si Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, me qëllim që të minojë shtetësinë, pavarësinë dhe funksionalitetin e Kosovës nga brenda. Dhe pikërisht këtu qëndron dallimi. Pra, kushdo që dëshiron një asociacion të komunave, ne tashmë e kemi një të tillë. Por ajo që Serbia e quan asociacion, në fakt nuk ka të bëjë me komunitetin serb, por është kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe këtu qëndron hendeku. Mendoj se këto vështirësi që kemi në marrëdhëniet tona nuk lidhen vetëm me çështjen e pavarësisë sonë”, ka deklaruar Kurti mes tjerash.

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve po prek edhe Policinë në Luginën e Preshevës
Vuçiq kandidat për kryeministër, protesta në Nish kundër regjimit të tij
Ischinger: Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd, çfarë akti i neveritshëm të nderosh një vrasës masiv
Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën
Kurti: Memorandumi i SANU-së dhe elitat serbe duhen studiuar me saktësi
Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza: Ajo u shndërrua në urë jo në mur
Gazetari Ermal Panduri denoncon në Polici dyshimet për përndjekje, thotë se mund të ketë lidhje me BIA-n