Viti, 02 Gusht 2025
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas incidentit të ndodhur në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Në një reagim, Sindikata ka shprehur shqetësimin e thellë dhe ka dënuar fuqishëm këtë akt, duke e cilësuar si të papranueshëm çdo sulm ndaj zyrtarëve të rendit.
“Sindikata i bën thirrje organeve të drejtësisë që të jenë të pakompromis ndaj kujtdo që sulmon zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës. Dhuna ndaj pjesëtarëve të Policisë është e papranueshme dhe kërkon ndëshkim të menjëhershëm,” thuhet në reagim.
Më tej, Sindikata apelon te qytetarët që të respektojnë punën dhe urdhrat ligjorë të Policisë së Kosovës, duke theksuar se rezistenca apo dhuna ndaj zyrtarëve përbën vepër penale dhe rrezikon sigurinë publike.
“Policia e Kosovës është mburoja e qytetarëve tanë dhe garantuese e rendit kushtetues – prandaj meriton respekt dhe mbështetje të vazhdueshme,” thekson më tej komunikata.
Në përfundim, Sindikata rikonfirmon përkushtimin e saj për të mbështetur çdo zyrtar policor në përmbushje të misionit të tij ligjor dhe profesional.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante