Prishtinë, 31 Gusht 2026 08:25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Prishtinë përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës, duke akuzuar institucionet e Serbisë për diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve.
Por, përtej deklaratave politike, shtrohet pyetja se sa po trajtohet kjo çështje nga institucionet ndërkombëtare dhe nëse kërcënimet, presionet, pasivizimi i adresave dhe nënpërfaqësimi i shqiptarëve po marrin vëmendjen e duhur.
Ekspertët vlerësojnë se Kosova dhe Shqipëria duhet ta shndërrojnë mbështetjen politike në diplomaci konkrete, dokumentim dhe presion ndërkombëtar, ndërsa vetë shqiptarët e Luginës duhet të jenë protagonistë të kësaj agjende.
A mund të kërkohet nga Serbia respektimi i standardeve evropiane dhe të drejtave të njeriut, ndërkohë që problemet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë mbeten në margjinat e agjendës ndërkombëtare? Dhe kush duhet t’u dalë më fuqishëm në krah shqiptarëve të Luginës?
“Sa po e dëgjon bota zërin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës?”. Kjo është pyetja që shtron analisti dhe publicisti Nehat Hyseni, duke komentuar takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës në Prishtinë dhe akuzat e tij ndaj politikës së Beogradit për diskriminimin e shqiptarëve.
Sipas Hysenit, kjo është një çështje që nuk mund të mbulohet më vetëm me deklarata diplomatike. Ai konsideron se është e drejtë që Prishtina dhe Tirana ta ngrenë zërin për shqiptarët e Luginës, por thekson se mbi të gjitha nevojitet që çështja të trajtohet në institucionet ndërkombëtare dhe përmes mekanizmave të matshëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate
Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Serbia e rikthen Kosovën në qendër të retorikës nacionaliste: Pretendimet territoriale si mjet për pushtet
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës