Prishtinë, 30 gusht 2026 09:35
Përmbytjet e fuqishme dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar një katastrofë të rëndë në Nepal, ku deri më tani 734 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2,498 rezultojnë të zhdukur.
Fatkeqësia nisi më 26 gusht në zonën e lumit Bhotekoshi, pranë kufirit me Tibetin. Një masë e madhe akulli dhe shkëmbinjsh shkaktoi një valë të fuqishme uji, balte dhe mbetjesh, duke përfshirë zona të banuara.
Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, ura dhe rrugë, ndërsa disa komunitete kanë mbetur të izoluara. Ushtria, policia dhe ekipet e emergjencave po vijojnë kërkimet për personat e zhdukur, raporton Reuters
Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve të reja, ndërsa reshjet dhe rritja e nivelit të lumenjve vazhdojnë të kërcënojnë zonat e prekura.

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Qeveria formon grupin për mbështetjen e apelit të ish-krerëve të UÇK-së
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore