Prishtinë, 31 gusht 2026 07:04
Ushtria amerikane ka ndërmarrë një sulm ushtarak kundër forcave iraniane, pasi këto të fundit u pikasën duke u përgatitur të vendosnin mina detare në ngushticën strategjike të Hormuzit.
Ky zhvillim shënon sulmin e parë të njohur amerikan brenda territorit iranian që prej muajit korrik, kur Presidenti Donald Trump vendosi një pauzë në fushatën dyjavore ushtarake në këtë zonë.
Sipas një zyrtari amerikan, forcat e SHBA-së goditën dy lëshues iranianë në Ishullin Larak, ku trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) po përgatiteshin të lëshonin raketa të pajisura me mina detare drejt ngushticës.
Operacioni vjen pasi ushtria amerikane kishte planifikuar vetëm javën e kaluar pastrimin e të gjitha minave nga rrugët kryesore detare të transportit në këtë ngushticë. Lidhur me këtë situatë, Presidenti Trump ka paralajmëruar se çdo përpjekje e re do të marrë përgjigje të menjëhershme.
“Ekziston një politikë Zero Tolerance për vendosjen e minave në fuqi të plotë. Çdo anije apo varkë që vendos mina të ja do të shkatërrohet menjëherë dhe në mënyrë sistematike,” shkruajti Trump në rrjetin Truth Social.
Zyrtari amerikan theksoi se Uashingtoni po e monitoron zonën nga afër dhe mbetet i angazhuar për të garantuar lirinë e tregtisë ndërkombëtare përmes ngushticës.
Nga ana e saj, agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, raportoi se sulmi u krye përmes një droni dhe si pasojë e tij dy persona u vranë, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Në një deklaratë zyrtare, IRGC ka dënuar sulmin, duke paralajmëruar se goditja amerikane “do të marrë përgjigje nga bijtë e Iranit dhe do të sjellë ndëshkimin e agresorit”.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit