Prishtinë, 28 gusht 2026 18:24
Një hap i ri drejt përcaktimit të prioriteteve afatgjata të arsimit në Kosovë është ndërmarrë sot me mbledhjen në një tryezë të përbashkët të përfaqësuesve të institucioneve publike, komunave, shkollave, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve.
Takimi, i organizuar me ftesë të ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, u fokusua në dy çështje kryesore: përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe hartimin e strategjisë së re shtetërore 10-vjeçare për arsimin.
Në këtë takim morën pjesë Muhamet Gjoka, Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, Sekretar i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Mentor Alishani, Kryesues i Konferencës së Rektorëve, Linda Dula Halilabazi, Nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Merita Dili Hasani, Sekretare e Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore, Donart Humolli, Nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, si dhe Kaon Krasniqi, Kryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit.
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, diskutimet u zhvilluan në frymë pozitive dhe konstruktive, ndërsa pjesëmarrësit e mirëpritën formatin e takimit dhe qasjen bashkëpunuese.
Palët u dakorduan që ky format të vazhdojë përmes takimeve të rregullta, me synimin që aktorët kryesorë të arsimit të jenë pjesë e proceseve dhe reformave që lidhen me zhvillimin e sistemit arsimor.
Në përfundim të takimit u nënshkrua “Deklarata e Zotimit për Arsimin 2035+”, përmes së cilës pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për të punuar së bashku në hartimin e strategjisë së re të arsimit dhe zbatimin e reformave që synojnë garantimin e cilësisë në arsim.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës