Prishtinë, 28 gusht 2026 19:32
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se shteti do të ndihmonte në organizimin e një varrimi “dinjitoz” për Ratko Mlladiqin, nëse familja e tij do ta kërkonte.
“Aleksandar Vuçiqi, ish-ministër në qeverinë e kasapit Slobodan Millosheviq, sot president i Serbisë, paska deklaruar se, nëse familja e Ratko Mlladiqit dëshiron që ai të varroset në Serbi, shteti do të ndihmojë që varrimi të bëhet “në mënyrë dinjitoze”. Ratko Mlladiqi, është dënuar në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk çuditem që Vuçiqi dëshiron varrim “dinjitoz” për Mlladiqin. Vazhdoj të çuditem se si, në vitin 2026, në zemër të Evropës, ende ekziston një shtet që nuk e ka përfunduar përballjen me të kaluarën e tij, ku kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen, ku presidenti i atij vendi i nderon ‘dinjitetshëm’ këta kriminel të dënuar për gjenocid, dhe në politikën e jashtme bashkëpunon hapur dhe madje edhe armatoset nga Rusia, Kina madje edhe Irani?”, ka shkruar Hoti në Facebook”.
Sipas tij, në vend që të mbahet e izoluar dhe e sanksionuar, për ironi Serbia ka hapur dhjetëra kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Për çfarë vlera evropiane bëhet fjalë këtu?. Çfarë vlera evropiane dhe demokratike paraqet sot Serbia për botën perëndimore dhe Bashkimin Evropian?. Mendësia e errët kriminale, që ende frymëzohet nga xhelatët e viteve ‘90, është ulur këmbëkryq në Beograd”, tha Hoti.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës