Prizren, 26 gusht 2026 14:05
Një grua dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në Prizren, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ka njoftuar Prokuroria e Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate, ndërsa sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, viktima dyshohet se është privuar nga jeta pas ushtrimit të dhunës fizike nga bashkëshorti i saj.
Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
I dyshuari, B.D., është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”.
Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes, e cila dyshohet se ka ndodhur brenda familjes.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit