- Prishtinë 22 gusht 2026 14:09
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka vizituar sot sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare.
Haxhiu ka bërë të ditur se Fshati Mesdhetar këtë vit ka një organizim të veçantë, pasi sportistët janë akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.
Gjatë vizitës, presidentja në detyrë është takuar nga afër me sportistët, me të cilët ka biseduar për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vijim.
“Është kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se garat tashmë kanë filluar dhe se Kosova do të jetë pranë sportistëve të saj, duke i mbështetur në çdo paraqitje.
“Urojmë që puna e tyre të shpërblehet me rezultate sa më të mira, që emri i Kosovës të dëgjohet sa më shpesh dhe që nga Taranto të kthehemi me medalje”, ka deklaruar Haxhiu, duke i uruar sukses ekipit të Kosovës

FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Kurti: Procesi i Berlinit të rikonfigurohet, Kosova kërkon prova, jo premtime