Prishtinë, 1 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e vendit, por ka theksuar se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës po i kundërvihen me sukses.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se ndërkohë që Kosova angazhohet në forcimin e partneriteteve me shtetet demokratike e paqedashëse, Serbia po mban qëndrim agresiv ndaj saj.
“Fqinji ynë agresiv po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e vendit, por institucionet tona të sigurisë po reagojnë me efikasitet”, theksoi Kurti.
Ai përmendi si shembull arrestimin e Bojan Jevtiq, toger në Policinë e Kosovës, i cili u ndalua në korrik nën dyshime për veprimtari spiunazhi.
Kurti vlerësoi lart punën e institucioneve për mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues, duke theksuar se çdo përpjekje për destabilizim do të trajtohet me vendosmëri nga organet kompetente.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj