Prishtinë, 01 Gusht 2025
Qeveria e Kosovës të premten e ka larguar tarifën doganore për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kjo dëshmon marrëdhëniet e mira me SHBA-në.
“Tani e tutje të gjitha produktet nga SHBA do kenë zero për qind tarifë kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria në mbledhjen e 1 gushtit mori disa vendime. Një prej tyre ishte emërimi i Hysen Musliut si Drejtor të Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike.
Ka pezulluar marrëdhënien e punës për Sekretarin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, për shkak të ngritjes së një aktakuze lidhur me detyrën e tij zyrtare.
“Pezullimi nga detyra në rast të ngritjes së aktakuzës është obligim ligjor i qeverisë”, ka thënë ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj