Prishtinë, 1 gusht 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka hyrë në fuqi vendimi për heqjen e plotë të tarifave doganore ndaj të gjitha produkteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani theksoi se Kosova është vendi i parë që ka propozuar eliminimin e të gjitha barrierave tregtare ndaj aleatit të saj më strategjik, duke i dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit.
“Për Presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë,” shkroi Osmani.
Ajo rikujtoi se kishte kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës pezullimin e tarifave për mallrat amerikane, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet dy shteteve.
Ky vendim, sipas saj, dëshmon përkushtimin e palëkundur të Kosovës për thellimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj