Prishtinë, 20 gusht 2026 12:22
Policija e Kosovës pritet të japë sot detaje për një operacion të gjerë policor të zhvilluar në disa lokacione në veri të Mitrovicës, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.
Për këtë rast, Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sot, më 20 gusht, nga ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.
“Sot, më 20.08.2026, në ora 16:00 në Qendrën e Njësive Speciale Enver Zymeri në Mitrovicë, do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.
Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në disa lokacione në Mitrovicë Veri, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen për media.
Po ashtu do të jepen informacione lidhur me veprimet policore në rastin e Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile në Kosovë, të cilat po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i MPB z. Sveçla dhe drejtori I Përgjithshëm i PK-së kolonel Hoxha”, thuhet në njoftim.

Aksident me fatalitet në Smrekovnicë të Vushtrrisë, humbin jetën dy të rinj
Dyshohet se lëshoi rreth 1.700 diploma të falsifikuara, arrestohet pronari i një qendre në Prizren
Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Kliqinë të Pejës
Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Zveçan
Punëtori i KEK-ut humb jetën pas aksidentit në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit
Dyshohet se dy viktimat e aksidentit tragjik në Podujevë janë vëllezër
Policia e Kosovës gjenë armatim, municion dhe uniforma në veri të Kosovës
Operacioni i kontrabandimit të 10 migrantëve, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre personave
Franca emëron Jean-François Huchet ambasador të ri në Kosovë
BQK thirrje qytetarëve për SMS mashtruese: Qytetarët duhet të shmangin klikimin në lidhje të panjohura