Prishtinë, 16 gusht 2026 19:24
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen për ekipin kosovar që do të garojë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Kurti ka vlerësuar punën dhe sakrificën e sportistëve, duke theksuar se pas çdo paraqitjeje të suksesshme qëndrojnë vite të tëra disipline, përkushtimi dhe përgatitjeje.
Ai tha se Kosova, pavarësisht madhësisë së saj, ka dëshmuar se mund të arrijë rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, një brez i ri sportistësh është gati të hapë një kapitull të ri për sportin kosovar.
Kurti ka falënderuar trajnerët, federatat sportive, Komitetin Olimpik të Kosovës, familjet dhe të gjithë mbështetësit që kontribuojnë në rrugëtimin e sportistëve.
“Shkoni me krenari dhe jepni më të mirën tuaj”, ishte mesazhi i tij për përfaqësuesit e Kosovës, të cilëve u uroi sukses në garat e “Taranto 2026”, me shpresën që flamuri i Kosovës të valëvitet në podium krahas medaljeve.
Krasniqi: Flamuri i Lojërave Mesdhetare vjen në vendin tonë
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, e ka cilësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” si një moment historik për sportin kosovar.
Kosova po garon me delegacionin më të madh të dërguar ndonjëherë në një ngjarje të tillë sportive dhe, për herë të parë, në katër sporte ekipore: basketboll 3×3, futboll, hendboll dhe volejboll.
Krasniqi ka veçuar edhe kontributin e jashtëzakonshëm të xhudos, duke përmendur trajnerin Driton Kuka dhe kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, të cilët kanë ndihmuar që flamuri i Kosovës të ngrihet në podiumet më prestigjioze të botës.
Por momenti më i veçantë do të vijë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Mesdhetare, kur flamuri i “Taranto 2026” do t’i dorëzohet Kosovës.
Ky do të jetë simboli i kalimit të stafetës te vendi ynë, pasi Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
Një hap historik për sportin, një përgjegjësi e madhe dhe mbi të gjitha një moment krenarie për Kosovën.

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në skenë
“Taranto 2026”, sot i dorëzohet flamuri ekipit të Kosovës
Malisheva e nis furishëm sezonin e ri, s’ka gola në ‘Bajram Aliu’
Dy sfida për tri pikët, Superliga vazhdon sot
RTK dhe KOK nënshkruajnë marrëveshje për ‘Taranto 2026’
Drita avancon në plejofin e Ligës së Konferencës
Kurti: Me krenari drejt “Taranto 2026”, Kosova synon podiumin
Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe PK-së në trazirat e vitit 2023
Katër kosovarë të lënduar nga zjarri në një hotel në Vlorë
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën