Prishtinë, 16 gusht 2026 16:09
Katër shtetas të Republikës së Kosovës janë lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë, në orët e hershme të mëngjesit.
Tre prej të lënduarve po marrin trajtim mjekësor në Tiranë, ndërsa një tjetër është duke u trajtuar në spitalin e Vlorës.
Për rastin ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur shqetësimin për incidentin dhe ka bërë të ditur se institucionet kosovare po e përcjellin nga afër gjendjen e të lënduarve.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se është në komunikim me autoritetet përkatëse në Shqipëri për të ndjekur situatën dhe gjendjen e qytetarëve të Kosovës.
“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti.

Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për të zhdukurit
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n