Prishtinë, 15 gusht 2026 15-05
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të dy Marrëveshjeve të Punës ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA).
“Përmes këtyre marrëveshjeve, Autoriteti i Aviacionit Civil lidhet drejtpërdrejt me mekanizmat e EASA-s dhe do t’i nënshtrohet monitorimit dhe inspektimeve sipas standardeve evropiane. Për një treg të transportit ajror që po rritet vazhdimisht, kjo nënkupton standarde më të larta të sigurisë, profesionalizëm dhe përgjegjësi më të madhe institucionale”, thuhet në komunikatën për media të kësaj ministrie.
Ministri Basha theksoi se do të ofrojë mbështetje të plotë që Autoriteti i Aviacionit Civil të jetë sa më profesional dhe funksional, si dhe që çdo rekomandim që kërkon veprim institucional të adresohet me përgjegjësi dhe pa vonesë.
“Ai falënderoi EASA-n, Komisionin Evropian dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e aviacionit civil të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Një muaj paraburgim për nëntë të akuzuarit për krime lufte
Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykimi ndaj ish-gardianit Toniq, dëshmitari thotë se gardianët i provokonin duke iu thënë lufta ka përfunduar dhe Millosheviqi fitoi
Kërcënohet publikisht nga një profil rus Ramush Haradinaj
Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Pashë një sasi të madhe uji që po vinte në drejtim të shtëpisë sime
Vazhdon gjykimi për sulmin në kanalin “Ibër-Lepenc”
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë