Prishtinë, 13 gusht 2026 21:56
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka siguruar kalimin në plejofin e Ligës së Konferencës.
Gjilanasit të enjten, në praninë e një numri të vogël shikuesish në “Fadil Vokrrin” në Prishtinë, mposhtën thellë 5:0 ekipin nga San Marino, Tre Fiori.
Drita e fitoi edhe ndeshjen e parë thellë 4:1 ndaj Tre Fiorit për të bërë vend në plejofin kualifikues të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli.
Drita e mbylli pjesën e parë me rezultat bindës, 3:0.
Mesfushori francez, 26-vjeçari Kemehlo Nguena, realizoi dy gola, ndërsa Arb Manaj e shtoi një tjetër.
Nguena fillimisht shënoi në minutën e 20-të, pas asistimit të Vesel Limajt nga këndi. Më pas, Nguena realizoi për 2:0 në minutën e 41-të, me asistim të Raddy Ovoukas.
Ovouka, që në pjesën e parë e qëlloi edhe traversën, e fitoi penalltinë të cilën në gol e shndërroi Arb Manaj, në minutën e 43-të.
Me të filluar pjesa e dytë Drita shënoi edhe golin e katërt. Për 4:0 realizoi zëvendësuesi Mike Arthur.
Sulmuesi Arb Manaj e shënoi edhe golin e dytë personal. Manaj për 5:0 shënoi nga afërsia në minutën e 60-të.
Në stol te Drita debutoi trajneri Ardian Nuhiu. Nuhiu në fakt vetëm u kthye te Drita, të cilën e kishte udhëhequr nga shkurti i vitit 2019 e deri në vitin 2022.
Nuhiu e zëvendësoi në stolin e gjilanasve trajnerin tjetër shkupjan, Zekirija Ramadani.
Drita në plejofin kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me Inter d’Escaldes.
Kundështari i pljeofit nuk është i panjohur për ekipin gjilanas.
Në edicioni 2020/21 e kishte mposhtur 2:1 Inter d’Escaldesin e Andorrës në gjysmëfinale të raundit preliminar të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Drita kërkon sot kualifikimin në “play-off” ndaj Tre Fiorit
PSG – Aston Villa, finalja e Superkupës së Evropës
Kosova sfidon Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare
Një dekadë nga medalja që shkroi historinë e Kosovës
Rusët e Spartakut të Moskës nuk e duan shqipatrin Mirlind Daku në ekipin e tyre
Asllani drejt Premier Ligës, kërkohet nga Hull City
Rrjetet e dyshuara të spiunazhit po përballen me goditje në Kosovë
Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
Pylli përfshihet nga flakët në Gllarevë të Klinës