Prishtinë, 14 gusht 2026 14:40
Radio Televizioni i Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin medial të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Me këtë rast, Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, u prit në RTK nga Drejtoresha e Përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, U.D. Drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla, dhe Producenti Ekzekutiv i Sportit, Artan Muhaxhiri
Në kuadër të marrëveshjes, RTK do të sjellë përmes transmetimeve të drejtpërdrejta garat dhe paraqitjet e sportistëve kosovarë në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare.
Kosova në Taranto me delegacionin më të madh në histori!
163 sportistë
87 meshkuj
76 femra
21 sporte
Për herë të parë, Kosova do të garojë edhe në katër sporte ekipore – futboll, volejboll, hendboll dhe basketboll 3×3.
Në dy edicionet e kaluara, Kosova ka fituar 10 medalje – 9 në xhudo dhe 1 në boks.
21 gusht – 3 shtator 2026
Itali
Një tjetër moment historik do të jetë ceremonia e mbylljes, ku Kosovës do t’i dorëzohet flamuri i Lojërave Mesdhetare, si nikoqire e edicionit të ardhshëm – “Prishtina 2030”.
RTK – bashkë me sportistët e Kosovës, në çdo garë, në çdo emocion, drejt Tarantos!

Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim