Prishtinë, 11 gusht 2026 17:33
Një investim prej 4.1 milionë eurosh po realizohet për rehabilitimin e segmenteve të skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, në një gjatësi që shtrihet deri në 6 kilometra, me synim rritjen e sigurisë dhe trajtimin afatgjatë të problemeve në këto pjesë të autostradës.
Punimet janë duke u monitoruar nga afër në terren, ndërsa gjatë vizitës në segmentet ku po zhvillohen ndërhyrjet është diskutuar me operatorët për sfidat dhe mënyrën e trajtimit të skarpateve.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha ka thënë se fokusi kryesor i projektit është që rehabilitimi të jetë i qëndrueshëm dhe permanent, në mënyrë që të shmangen problemet e përsëritura dhe të garantohet siguri më e madhe për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës.
Ekipet përgjegjëse po monitorojnë në baza ditore ecurinë e punimeve dhe po bashkëpunojnë me operatorët dhe akterët e tjerë të përfshirë, me qëllim që ndërhyrjet të përfundojnë sa më shpejt, por duke garantuar cilësi dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Investimi synon kështu jo vetëm rehabilitimin e segmenteve problematike, por edhe parandalimin e dëmtimeve të ardhshme dhe përmirësimin e sigurisë në një nga akset kryesore rrugore të vendit.

Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës