Prishtinë, 11 gusht 2026 06:59
“Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” është tema e sesionit të parë të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve, e cila ka nisur punimet.
Në kuadër të këtij sesioni, një prezantim të veçantë ka mbajtur drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Sipas njoftimit, në prezantimin e tij po trajtohen sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë këtyre rreziqeve.
Konferenca e Ambasadorëve mbledh përfaqësues të institucioneve dhe diplomatët e Kosovës, me fokus në diskutimin e çështjeve të rëndësishme për politikën e jashtme dhe sigurinë e vendit.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës hapi sot punimet e Konferencës së IX të Ambasadorëve, e cila po mbahet nën temën “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”, me pjesëmarrjen e krerëve institucionalë, ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.
Konferenca e IX-të e Ambasadorëve do të vazhdojë punimet edhe gjatë dy ditëve në vijim, gjatë të cilave ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës do të diskutojnë për prioritetet e politikës së jashtme, sfidat dhe zhvillimet ndërkombëtare, si dhe mundësitë për avancimin e interesave shtetërore të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt