Prishtinë, 31 Korrik 2025
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka përshëndetur lansimin zyrtar të shërbimit Apple Pay në Kosovë, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të ekonomisë digjitale dhe zgjerimit të përfshirjes financiare në vend.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada ka theksuar mbështetjen e saj për këtë zhvillim dhe ka rikujtuar rolin e saj në nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.
“Lajm i madh për ekonominë digjitale të Kosovës: Apple Pay tani është zyrtarisht i disponueshëm! Ambasada e SHBA-së është krenare që ka mbështetur këtë hap të rëndësishëm, i cili pasqyron rolin në rritje të kompanive amerikane që investojnë në të ardhmen e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas ambasadës, kjo arritje përfaqëson një moment historik për modernizimin teknologjik të vendit, duke e bërë Kosovën më tërheqëse për investime, inovacion dhe rritje ekonomike.
Ndërkohë, Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se Apple Pay është bërë zyrtarisht funksional në vend. Kjo teknologji u mundëson qytetarëve të kryejnë pagesa të sigurta, të shpejta dhe pa kontakt përmes pajisjeve Apple si iPhone apo Apple Watch, nëpërmjet lidhjes së kartelave bankare me aplikacionin Apple Wallet.
Zyrtarizimi i këtij shërbimi pritet të lehtësojë qasjen në shërbimet financiare dhe të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të tregut digjital në Kosovë.

Lubica Trifoviq: Shteti serb na vrau fëmijët tanë në Pejë!
Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc” dalin para gjykatës nën masa të rrepta sigurie
Vërshimet përfshijnë Rahovecin e Ferizajn, rrugët mbulohen nga uji
Turistë nga Belgjika e Gjermania: Kosova është perlë e fshehur e Ballkanit
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
Posta e Kosovës përkujton Adem Demaçin me pullë postare