Prishtinë, 8 gusht 2026 17:51
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka mbajtur të premten në Prishtinë një takim me pjesëmarrjen e dhjetëra bizneseve dhe kompanive, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve shqiptare në Kosovë dhe atyre që veprojnë në Gjermani.
Kryetari i Bordit të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Zenun Krasniqi, tha se synimi i organizatës nuk është vetëm njohja ndërmjet bizneseve, por krijimi i bashkëpunimeve konkrete, partneriteteve afatgjata dhe investimeve të përbashkëta.
“Objektivi ynë nuk është vetëm që bizneset të njihen mes vete, por që këto të fillojnë bashkëpunimin, partneritete afatgjata mes veti dhe të investohet së bashku. Shqiptarët kanë ndërtuar kompani të suksesshme në Gjermani dhe vende të tjera në Evropë. Kemi përvojën, profesionalizmin dhe kapitalin dhe tani është koha që këtë potencial të bizneseve tona ta bashkojmë dhe të orientohemi drejt projekteve strategjike në Kosovë dhe trojet shqiptare”, tha Krasniqi.
Ai falënderoi kryetarin e nderit të Unionit, Lazim Destanin, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në zhvillimin e organizatës, si dhe anëtarët e tjerë për angazhimin e tyre.
Destani në fjlën e tij para të pranishmëve tha se bashkëpunimi ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre në Gjermani duhet të ngrihet në një nivel më të lartë, përmes krijimit të një sinergjie strategjike.
Bashkëpunimi mes bizneseve kosovare dhe atyre në Gjermani ka tejkaluar shkëmbimet e rëndësishme tregtare. Sot ne jemi këtu për ta ngritur më lartë bashkëpunimin tonë përmes një sinergjie të fuqishme strategjike”, deklaroi Destani.
Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik duhet të shoqërohet edhe me investim në potencialin e të rinjve, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
“Përmes kësaj sinergjie dëshmojmë se, kur punojmë me vizion, fuqia jonë ekonomike rritet përtej çdo parashikimi, duke garantuar zhvillim të pandalshëm e të qëndrueshëm. Në këtë rrugëtim ne duhet t’u kushtojmë vëmendje të rinjve tanë, të cilët zotërojnë guximin për të marrë iniciativa dhe për të ndjekur zhvillimet e teknologjisë. Unioni do të jetë gjithmonë mbështetje e palëkundur për rininë tonë”, tha ai.
Në takim foli edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane numëron mbi 1000 anëtarë dhe biznese.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re