Prishtinë, 7 gusht 2026 16:30
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se gjatë vazhdimit të veprimeve hetimore në rastin që po zhvillohet në Zubin Potok është identifikuar dhe konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.
Sipas komunikatës, në këtë lokacion po zhvillohen ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente, me synim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të rastit, përcjell Veritasinfo.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuara për hetimin e plotë të rastit, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional.
Ky është lokacioni i tretë ku autoritetet kanë konfirmuar gjetjen e mbetjeve mortore në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në komunën e Zubin Potokut.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re