Prishtinë, 31 Korrik 2025
E ëma e Binak dhe Reshat Dacit, dy viktimave të vrara nga Millosh Pleskoviq gjatë luftës, ka thënë se dënimi prej 15 vjetësh për të, është shumë i ulët.
Pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ajo ka thënë se ky dënim duhet të jetë i përjetshëm.
“M’i ka vrarë dy djem Milloshi, nga 29 vjet i kanë pasur. 15 vjet kurgjë nuk janë, janë shumë pak, ai duhet të dënohet përjetë”, ka thënë ajo para gazetarëve.
Ndërsa avokati i palës së dëmtuar, Gent Gjini ka thënë se nga provat shihet se Pleskoviqi ka qenë pjesëtar i Beretave të Kuqe (Njësia për Operacione Speciale e Serbisë), andaj dënimi ndaj tij duhet të jetë maksimal.
Sipas Gjinit, dënimi prej 15 vjetësh është diskriminues për të gjitha familjet e viktimave të luftës.
“Si avokat i palës së dëmtuar dua të them se është gjykuar një kriminel lufte me ligjet e ish- Jugosllavisë paramendojeni. Tribunali i Hagës paraqet dënime maksimale, ndërsa ky dënim është shumë pak në raport me rrethanat e masakrën që e ka bërë, zonjës ia ka masakruar dy fëmijët binjakë dhe janë faktet se si ua ka prerë gjymtyrët. E gjykata t’i dënojë me 15 vjet, me ligj të ish-Jugosllavisë, ky është diskriminim. Hera e parë që po dënohet një pjesëtar i Arkanoviqëve, i Beretave të Kuqe që kanë bërë krim. Ne do të bëjmë ankesë e ndoshta do të shkojmë edhe në Tribunal të Hagës të marrim jurisprudencë dhe praktikën gjyqësore se sa janë dënuar kriminelët e luftës jugosllave me Bereta të Kuqe, ku atje janë dënuar me dënim maksimal, të përjetshëm, ndërsa këtu dënohen me 15 vjet burgim, kjo është absurde”, ka thënë ai.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?