Prishtinë 7 gusht 2026 08:32
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorët e vendit në Kroaci, Shqipëri dhe Mal të Zi. Vendimet për lirimin e tyre nga detyra janë publikuar në dekrete të veçanta presidenciale, raporton Evropska Pravda.
“Sipas dekretit nr. 709/2026, nga posti është shkarkuar Vasyl Kyrylych, ambasador i Ukrainës në Kroaci. Me dekretin nr. 710/2026, Zelensky i ka dhënë fund mandatit të Volodymyr Shkurov, i cili shërbente si ambasador në Shqipëri që nga prilli i vitit 2020. Me dekretin nr. 711/2026 është përfunduar edhe mandati diplomatik i Oleh Herasymenkos si ambasador në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.
Këto ndryshime vijnë pasi më 3 gusht, Zelensky shkarkoi edhe ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna.
Disa ditë pas shkarkimit të saj, Gjykata e Lartë Kundër Korrupsionit vendosi ndaj Stefanishynës masë hetimore me kusht pagese të një garancie prej 6 milionë hryvni (rreth 134 mijë dollarë amerikanë).
Ajo dyshohet për pasurim të paligjshëm dhe deklarim të rremë të pasurisë. Vetë Stefanishyna ka deklaruar se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për të paguar garancinë e caktuar nga gjykata.

Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re